Disidenti
Sport

Shorti i Kupës së Kosovës sjell derbin e skuadrave nga rrafshi i Dukagjinit

Istogu – Dukagjini, gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, fati deshti që dy skuadrat nga Liga e Parë të takohen në mes veti, dhe kështu është e sigurt së në finale do të jetë një skuadër nga Liga e Parë e Kosovës, Grupi A.

Istogu në gjysmëfinale të Kupës do të takohet me Dukagjinin e Klinës.
Ndeshja e parë pritet të zhvillohet me 7 Prill në Istog, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet me 21 Prill në Klinë.

Të dyja skuadrat kërkojnë finalen e madhe, realisht në këtë përballje nuk ka skuadër favorite për të kaluar tutje, gjasat për tu kualifikuar në finale i kanë 50-50 të dyja skuadrat.

Cilado skuadër që kualifikohet në finale, si Istogu ashtu edhe Dukagjini, meritojnë respekt dhe përgëzime të mëdha për organizmin dhe lojërat e mira të treguara deri më tani.

Istogu dhe Dukagjini në kuadër të Kupës së Kosovës janë takuar në vitin 2015, Istogu e kishte eleminuar Dukagjinin, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në atë kohë trajner i istogave ishte Nazmi Rama, i cili edhe aktualisht është trajner i klubit tonë.

Një gjë është më së e sigurt, në Prill na presin dy super ndeshje ndërmjet Istogut dhe Dukagjinit!

Ndër prioritetet e Real Madridit në verë, transferimi i sulmuesit të Arsenalit

Disidenti.net

Jakaj për boksierin serb që e rrahu: I tregova se kush jemi duke e kthyer në Beograd me sy të ënjtur

Disidenti.net

Ylli i Real Madridit vazhdon me zanatin e vjetër, bën iftar me tri hurme

Disidenti.net
Disidenti

Shorti i Kupës së Kosovës sjell derbin e skuadrave nga rrafshi i Dukagjinit