Disidenti
Lajme

Shkreton Vuçiq: Nëse serbët insistojnë të votojnë në Kosovë, do të qëllohen për vdekje nga policët

0Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur edhe një herë për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në shtetin serb. Ai ka thënë se nëse serbët insistojnë të votojnë në Kosovë, ata do të qëllohen për vdekje nga policët shqiptarë.

“Ne do t’u mundësojmë atyre që duan të votojnë e kanë mundësinë që të votojnë në Serbinë qendrore. Nëse serbët fillojnë të organizojnë zgjedhjet në Kosovë, policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në atë rast do të kishim dhjetëra e qindra të vdekur” tha Vuçiç në B92, transmeton Gazeta Nacionale.

Vuçiq ka folur edhe rreth kërkesës së Kurtit për marrëveshje për zgjedhje duke thënë se se ideja e shefit të ekzekutivit kosovar ishte të siguronte njohje teknike nga Serbia.

“Ideja është që unë do të mbetem pa 50,000 votat që do të merrja realisht. Nuk është problem se sa më pak vota do të marr krahasuar me rreziqet dhe humbjet e jetës nëse do të insistoja që zgjedhjet do të mbaheshin në territorin e Kosovës. Është çështje e përgjegjësisë shumë më të madhe. A doni që policët shqiptarë në veri të Kosovës të jenë tanët, të gjykojnë gjyqtarët serbë apo shqiptarë?”

Vuçiq po ashtu ka thënë se duhet të kemi parasysh se nëse serbët largohen nga institucionet e Kosovës duke pyetur se çfarë do të ndodh në një rast të tillë.

“Ata po përgatisnin shkarkimin e të gjithë komandantëve, ky shkarkim nuk ndodhi pasi që vendet e QUINT-it, i ndaluan. Ata Qeveria e Kosovës, e dinë që serbët do të largoheshin nga të gjitha institucionet”, tha Vuçiq.

Presidenti serb ka thënë se nuk është në interesin e askujt që të ndodh ndonjë incident, ndonëse për këtë, shtoi ai, nuk mund të japë ndonjë siguri.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net