Disidenti
Lajme

Shkëlzen Gashi tregon një detaj për deputetin që e “sulmoi” Albin Kurtin: Ja çfarë ka bërë në sheshin e Prishtinës

0Shares

Edhe analisti politik Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas përleshjes fizike, që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përleshja ka nisur teksa në momentin kur po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e PDK-së. Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

E sipas Gashit, sulmi ndaj kryeministrit Kurti, erdhi nga deputeti që “ka uzuarpuar një ndërtesë publike në shesh”.

“Nëse e kisha uzurpu një ndërtesë publike në shesh dhe atë ndërtesë ia kisha lëshu me qira të majme një ndërmarrjeje publike, e mandej qeveria e re e Kosovës e kish largu ndërmarrjen publike prej ndërtesës që e kam uzurpu, normal që kisha tentu me e sulmu fizikisht kryeministrin”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net