Disidenti
Lajme

Shkëlzen Gashi reagon pas përleshjes LVV-PDK në Kuvendin e Kosovës

0Shares

Analisti dhe publicisti Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës të enjten pati përleshje fizike mes pushtetarëve të LVV-së dhe opozitarëve të PDK-së.

Së pari, Mërgim Lushtaku i PDK-së e spërkati me ujë kryeministrin Kurti, teksa ishte duke folur në foltore.

Por, aty ndërhyri ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, për çka agravoi situatën që u përcjell më pas me grushte e tensione.

E Gashi, reagoi shkurtimisht në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Gashi, që dikur ishte këshilltar i Kurti, tha se “nëse e kisha uzurpuar një ndërtesë publike në shesh dhe e kisha lëshu me qira, e mandej qeveria e kish largu ndërmarrjen që e kam uruzpu, normalisht që kishta tentu me sulmu” Kurtin.

“nëse e kisha uzurpu një ndërtesë publike në shesh dhe atë ndërtesë ia kisha lëshu me qira të majme një ndërmarrjeje publike, e mandej qeveria e re e kosovës e kish largu ndërmarrjen publike prej ndërtesës që e kam uzurpu, normal që kisha tentu me e sulmu fizikisht kryeministrin”, tha ai.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net