Disidenti
Lajme

Sherr masiv në burgun e Dubravës, shtatë të burgosur konfliktohen me njëri-tjetrin, shkak bëhet telefoni

0Shares

Një mosmarrëveshje për shfrytëzimin e telefonit në burgun e Dubravës ka shkaktuar përleshje masive mes të burgosurve. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit.

Në sherr janë përfshirë shtatë persona, që ishin në vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme penale. Blic raporton se fillimisht në sherr janë përfshirë tre të burgosur, dy prej të cilëve kanë dhunuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si masë parandaluese që të mos rëndohet situata, oficerët i kanë larguar dy të dyshuarit nga pavijoni ku gjendeshin për t’i transferuar në një tjetër. Dhuna vazhdoi aty, duke bërë që dy të sulmuarit e parë të dhunoheshin nga katër të burgosur të tjerë.

Për sherrin masiv është njoftuar edhe Prokuroria, e cila ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprën “Lëndim të lehtë trupor”.

Zhdukja e gjilanasit çon në këmbë Policinë në Kosovë dhe Shqipëri, e gjejnë duke pushuar në mes të Tiranës

Disidenti.net

Prof. Sefedin Muçaj zgjedhet Dekan i ri i Fakultetit të Mjekësisë

Disidenti.net

Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe: Dubai ‘strehon’ biznesmenë VIP dhe mbi 500 eskorta shqiptare

Disidenti.net