Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Shefi i diplomacisë së Togos: Tërheqja e njohjes së Kosovës është përfundimtare, Serbia është rikthyer pas një kohe

Shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, është shprehur se tërheqja e njohjes për Pavarësinë e Kosovës është “përfundimtare” në një deklaratë të fundit.

Ky shtet e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në vitin 2014. Por, tash po del se e ka revokuar përnjëmend këtë qëndrim.

“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, atë uniken. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare,” – u shpreh Dussey.

Ai shtoi se 54 shtetet afrikane përbënin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së, duke u ankuar se diplomacia serbe për një moment ishte larguar nga Afrika për t’u rikthyer sërish përmes Ivica Daçiq.

E ky i fundit ndërkohë shtoi se pas vizitës së tij në këtë shtet, Togoja kishte vendosur të tërhiqte njohjen e Kosovës.

Dussey do të takohej edhe me presidentin serb Vuçiq dhe me ministren e jashtme Bërnabiq.

Loading video

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net