Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Serbi Mitroviq dënohet me tetë ndeshje moslojë pasi shtyu gjyqtarin

Sulmuesi i Fulhamit, Aleksandar Mitroviq, është dënuar me tetë ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit e Anglisë, pasi shtyu gjyqtarin Chris Kavanagh në humbjen e tyre në FA Cup ndaj Manchester United.

Disa gjyqtarë dhe analistë në Angli kërkuan një pezullim prej 10 ndeshjesh, por dënimi është pak më i lehtë.

Serbi u përjashtua me direkt të kuq pasi iu afrua kokë më kokë gjyqtarin kryesor të takimit, Chris Kavangh dhe u pa duke e shtyrë atë, teksa apelonte për vendimin për përjashtimin e shokut të skuadrës së tij, Willian, në minutën e 72-të të takimit.

Mitrovic do t’i mungojë pothuajse të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, pasi Fulhami ka rënë nga të dyja kupat, ndërsa në Premierligë kanë mbetur edhe 10 ndeshje.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net