Disidenti
Lajme

Selmanaj: Austria po na i dënon shoferët me nga 400 euro, mërgimtarët i zbret në kufi – Qeveria jonë s’bën kurrgjë

0Shares

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka treguar se si shteti austriak po i dënon shoferët e autobusëve me bashkatdhetarë me nga 400 euro, shkaku që nuk i njeh patentë shoferët e Kosovës.

Selmanaj i bëri thirrje qeverisë që të vë kontakte menjëherë me qeverinë austriake për këtë problem të madh.

“Qeveria aktuale na tha se jo vetëm me shtete të Evropës por pritet që edhe Kanadaja të na i njohë patent shoferët. Tash një shtet mik nuk na lejon të kalojmë as tranzit qytetarët tonë.

Pse po ndodhë kjo? Pse erdhëm në këtë situatë?

Mendoj që qeveria duhet urgjentisht të vë kontakte për të pa cka po ndodhë me fatin e njerëzve të Kosovës që po udhëtojnë atje.

Shkaktim i madh i dëmit material për kompanitë e autobusëve.

Po ndodhë që në kufi po zbresin njerëzit. Dmth prej kufirit po zbresin,

Nëse i paguan 400 euro dënim, shteti austriak të lejon të futesh në Austri.

Ka një javë dhe kam pritë që institucionet të bëjnë ndonjë lëvizje, nuk ka asnjë lëvizje”, tha Selmanaj./Periskopi

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net