Sefaj: Mësimi duhet të filloj, Qeveria të reflektojë
Kreu i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, tha se mësimi duhet filluar, por, Qeveria nuk po lëshon rrugë për të dalë nga greva, shkruan Insajderi.
Sefaj tha se Qeveria ka vendosur që të tallet ndaj sindikatave në vend se të rikthejë fëmijët në shkolla.
“Është obligim i qeverisë me fillu dialogun social mi adresu kërkesat e sindikatave, e këshillave greviste dhe mi dhanë fund grevës, duke i rikthyer femijët në shkolla dhe shërbimet në administratë. Por qeveria në vend të dialogut vendosi mbylljen, presionin, e talljen ndaj sindikatave dhe këshillave greviste, duke ua pamundësuar marrëveshjen për daljen nga greva”, ka shkruar Sefaj në Facebook.
Më tutje, Sefaj ka thënë se është koha për reflektim.
“Kur qeverisë si bëjnë përshtypje humbjet qe mund të shkaktohen nga grevat, por vazhdon me avazin e mbylljes, revanshit dhe linçimit ndaj përfaqesuesve sindikal, është koha e reflektimit. Është koha për reflektim, mësimi duhet të filloj, por qeveria s’po na len rrugë, që të dalim nga greva”, deklaroi ai.