Kancelari gjerman, Olaf Scholz në konferencën për media ka deklaruar se në takimin një orësh me kryeministrit Albin Kurtin kanë folur për perspekvën Evropiane të Kosvës, Liberalizimin e vizave dhe ndikimin e konfliktit Rusi -Ukrainë.
Ai folur për procesin e Berlinit, duke përmendur specifikisht pastaj dialogun me Serbinë.
‘’Dialogu duhet të çohet përpara. Më shumë arsye që Kosova e Serbia të gjejnë një zgjidhje politike, për një stabilitet rajonal. I hapë Kosovës perspektivën e mëtejme evropiane. Është në interes i të gjithë qytetarëve. Kusht i rëndësishëm. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës. Është e pamundshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE’së”, tha Scholz.