Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

SBAShK: Kryeministri do protesta e greva, në shtator ia plotësojmë dëshirën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar protestë e grevë në fillim të vitit shkollor.

Në një komunikatë për media nga kjo Sindikatë kanë thënë se qasja e qeverisë karshi sindikatave është e gabueshme.

“Kryeministri Kurti bashkë me  ministra të Qeverisë së tij kanë vazhduar me qasjen e gabueshme ndaj sindikatave  dhe i kanë ikur vazhdimisht dialogut. Duke u gjendur në këtë situatë  e duke parë se  Kryeministri Kurti  nuk po qante kokën as pas letrave mbështetëse  të ardhura nga kreu i Unionit të Sindikatave  të Arsimit të Evropës e as protestës me mbi 18.500 pjesëmarrës, po në të kundërtën nisi t’u jepte vërejtje e këshilla lidhur me sindikalizmin. SBASHK-u  dhe sindikatat tjera në kuadër të BSPK-së  filluan me veprime sindikale  duke organizuar protesta e duke mbajtur edhe grevë njëorëshe. As këto nuk i bënë përshtypje Kurtit e as Qeverisë së tij”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.
[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net