Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Sami Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke komentuar mesazhet që datojnë jo shumë moti të tani ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, thotë se kjo që po ndodhë me veteranët e UÇK-së, është e turpshme.

Në një prononcim për Periskopin, Lushtaku e llogaritë gjithë këtë diskurs si fushatë kundër UÇK-së dhe thotë se i ka rrënjët e thella.

“Kjo fushatë kundër UÇK-së ka nisur bajagi herët, nga Serbia e shërbimet ruse, dhe Vetvendosja. Domethënë janë tre mekanizma që në vazhdimësi e kanë luftu UÇK’në. Edhe VV’ja sikur këto shërbimet serbe domethënë të njëjtin rregull e ka ndjekë”, tha Lushtaku

“Prandaj nuk është befasi prej Hekuran Muratit dhe prej Albin Kurtit, i pres edhe prej një pjese të VV’së këto goditje dhe unë mendoj që Kosova është çliruar prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë ushtar i UÇK’së nuk e ka besuar që ka me pshtu prej lufte, kurrë, ama kurrë, ai që e ka kapë pushkën po edhe një pjesë e qytetarëve që e kanë nimu luftën nuk e kanë besu që ne kemi mi pritë edhe pavarësinë e edhe institucionet tona”, tha Lushtaku duke vazhduar tutje:

Prandaj kjo është e turpshme këto mesazhet e këtij djaloshit Hekuran Muratit. Kjo që po ndodhë me veteranët është për mjerim. Këta po akuzojnë qeveritë e kalume, po hajde tash kjo qeveri që ka ardhur le ta bën një hap minimum për këtë kategori të ndjeshme, një pjesë e tyne po vdesin për çdo ditë, është për me të ardhë keq”, tha Lushtaku

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net