Disidenti
Lajme

Sami Kurteshi pretendon se LDK dhe PDK tentuan të bëjnë vjedhje industriale të votave në Fushë Kosovë

0Shares

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se në një vend votim në Fushë Kosovë u tentua të behët vjedhje industriale e votave nga subjektet politike PDK  dhe LDK

Këto komente ai i bëri pas raportimit të Kryeshefit të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj, lidhur me procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve në mbledhjen e KQZ-së.

“Ka pasur përpjekje për vjedhje industriale nga PDK dhe LDK, me një vendvotim në Fushë Kosovë, komisioneri i PDK dhe LDK kanë filluar të vulosin fletëvotime të paplotësuara. Kur është tërhequr vërejtja, i kanë shqyer, pastaj janë marr nga policia”, ka thënë Kurteshi.

Ai tutje shtoi se këtu bëhet fjalë për vepër penale dhe duhet të pritet vendimi i prokurorisë.

“Po flasim për vepër penale, kemi përpjekje për vjedhje, dhe ne nuk do lejojmë që një gjë e tillë të ndodhë. As QNR nuk ka të drejtë që ta tejkalojë këtë, deri të përfundojë hetimi nga prokurori dhe policia”, shtoi tutje ai.

Lidhur me këtë deklarim, Burim Ahmetaj tha se po bëhet abuzim dhe tentim për njollosje të subjekteve të caktuara dhe  procesit zgjedhor.

Më 17 tetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetar komunash dhe asmable komunale.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net