Analisti i politikës dhe eksperti i teknologjisë, Ermal Sadiku, ka shprehur gatishmërinë e tij që të punojë për një muaj pa kompensim financiar për Zyrën e Kryeministrit.
Sadiku këtë do ta bëjë vetëm nëse nuk mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë.
Ai ndër të tjera thotë se në zyrën e kryeministrit Kurti, mund të kontribuojë duke shërbyer kafe dhe për të rregulluar ndonjë kompjuter.
“Qy, nese Albini nuk i lejon zgjedhjet me i mbajtë në Kosove qysh i kanë mbajtë 20 vjet, unë jam i gatshëm me shku me punu në kryeministri 1 muj ditë pa asnjë cent.”
“Kurgjo kurgjo naj kafe ju qes, naj kompjuter nëse kanë me formatizu … fundja për blockchain i msoj najsen. (Nejse besoj Albini veç e din këtë punë si për turbina në KEK)”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.