Para së gjithash, është e rëndësishme të pihet sasi e mjaftueshme e ujit midis Iftarit dhe kohës së gjumit për të shmangur dehidrimin-synoni të pini 1.5-2 litra litra ujë mes kohës së Iftarit dhe Syfyrit.
Syfyri, pra, fillimi i agjërimit para agimit, mban organizmin vital
Ky tip i skuqjes mund të jetë pasqyrë për një infeksion të mundshëm COVID-19
Marrja e vetme e një testi për koronavirus shpesh mund të mos jetë e mjaftueshme, thonë ekspertët
Preferohet ushqim kualitativ ngase është e rëndësishme që trupi të ushqehet shëndetshëm në mënyrë të jetë vigjilent – jo i mbushur me ushqime të jo të shëndetshme që do të bëjnë të ndiheni të lodhur, të uritur, të etur ose në presion psike-fizik.
Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez dhe zink. Konsumimi i sasive të moderuara të hurmave dhe lëngjeve (ujë, lëng dhe supë) janë burime të mira të sheqernave dhe janë të mjaftueshme për të sjellë nivelet e ulëta të glukozës në nivelet normale.
Megjithatë, fjala kyçe është mesatarja dhe jo teprimi, pasi është e lehtë për të ngrënë sasi të tepërta të ushqimeve me sheqer ose yndyra për të fituar mbipeshë për ata që kanë afinitet për obozitet!
Gjithashtu, duhet të kenë kujdes njerëzit që kanë aciditet (thartirë) të shtuar në stomak, përfshirë simptomat e inflamacionit dhe iritimit, të cilat manifestohet me pa rehati, bezdisje dhe ndjenjë e thartirës në gojë. Këta persona duhet të konsultohen me mjekun specialist, i cili njeh dhe respekton konditat e religjionit-besimit, lidhur me procesin e vazhdimit apo ndërprerjes së agjërimit.
Për këtë arsye, buka e grurit, perimet, humusi, fasulja dhe frutat janë burime të shkëlqyera të fibrave ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të stomakut dhe acideve të tepërta biliare.
Mishi i lehtë i tillë si mish pule ( sigurohuni të mos jenë me adresë importi dhe datë skadimi të dyshimtë) dhe peshku janë gjithashtu të rekomanduara për të ruajtur ekuilibrin e metabolizmit të organizmit.
Ndoshta nuk është e tepër të përkujtohet se mishi i peshkut dhe produktet e qumështit, sidomos jogurti, nuk preferohen të konsumohen paralelish