Disidenti
Botë

Rusia i liron të burgosurit nëse pranojnë të luftojnë në Ukrainë

0Shares

Në Rusi po u premtohet liria të burgosurve nëse ata pranojnë të luftojnë në Ukrainë.

Shumë të afërm të të burgosurve janë duke e peshuar këtë ofertë. Pastaj të burgosurit zhduken, duke i lënë të dashurit e tyre të analizojnë raportet e të plagosurve që mbërrijnë në spitale.

Me një ushtri të rregullt që është duke u dobësuar pas gati gjashtë muajsh pushtimi të përgjakshëm të Ukrainës, ka prova se Kremlini po bën zgjidhje të shëmtuara, duke rekrutuar të burgosur rusë për të luftuar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Aktivistët besojnë se qindra zyrtarë rusë u janë afruar dhjetëra burgjeve anembanë Rusisë dhe po u ofrojnë një gjë të tillë.

Disa madje janë marrë nga burgu, ku po mbahet një i burgosur amerikan, Paul Whelan. Vëllai i tij, David, ka thënë në një deklaratë se kishte dëgjuar se dhjetë vullnetarë ishin larguar nga IK17, që ndodhet në Mordovia, për t’iu bashkuar vijës së parë të frontit në Ukrainë.

Vlerësimet e fundit perëndimore sugjerojnë se deri në 75 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i pushtimit (një pretendim që Kremlini e ka mohuar).

Një i burgosur ka folur për CNN-in nga qelia e tij e burgut në kushte anonimiteti, duke përdorur një smartphone kontrabandë – mjaft i zakonshëm në sistemin e burgjeve të Rusisë – për të përshkruar kushtet që ofrohen.

“Ata pranojnë vrasës, por jo përdhunues, pedofilë, ekstremistë apo terroristë”, tha ai.

“Në rastin tim, nëse është e vërtetë, atëherë unë e pranoj një ofertë të tillë,” tha i burgosuri.

“Kjo mund të bëjë një ndryshim të vërtetë për mua: të jesh i burgosur për gati një dekadë dhe të dalësh pas gjashtë muajsh nëse je me fat. Por kjo është nëse je me fat. Unë thjesht dua të shkoj në shtëpi te fëmijët sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ky opsion është i mundur, atëherë pse jo?”

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net

Talebanët i futen biznesit, shndërrojnë bazat amerikane në zona ekonomike

Disidenti.net

Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

Disidenti.net