Disidenti
Lajme

Rrëfimi i dhimbshëm i babait të Enver Zymberit: Ia dhash 2 euro, i thash mundesh me mbet gjatë e untohesh

0Shares

Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik 2011 vdiq në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te varri i tij.

Përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook”, Kurti bëri me dije se ka vizituar edhe famijarët e Enver Zymberit.

Kurti tregoi se me babain e Enverit, Muharrem Zymberin kishin qendruar së bashku për një vit në burgun e Pozharevcit.

POSTIMI I TIJ I PLOTË:

Me t’u kthyer nga vizita te të lënduarit në Kroaci, në 10 vjetorin e rënies së Enver Zymberit bëra homazhe në Dubovc të Vushtrrisë. Pasi vendosa lule të freskëta te varri i Enverit, vizitova edhe familjarët e tij.

Me bacën Rremë, Muharremin, babain e Enverit, kemi qenë bashkë për afër një vit në burgun e Pozharevcit.

Edhe Enver Zymberi ishte arrestuar nga Serbia, së bashku me babain e tij. Gjatë bombardimeve të NATO-s atë e dëbuan nga Kosova për në Shqipëri, por me të mbërritur në Kukës ai veshi uniformën e UÇK-së dhe u mobilizua si shumë të rinj të tjerë, në luftën çlirimtare, në operacionin “Shigjeta”. Pas përfundimit të luftës, Enveri e vazhdoi kontributin e tij. Angazhimin në Policinë e Kosovës e shihte si vazhdimësi për shërbimin ndaj atdheut.

Ora 04:00 e mëngjesit, data 25 korrik. Enveri ishte zgjuar më herët sepse do merrte pjesë në një aksion. “T’u e pi kafen ai, ia dhash 2 euro se i thash munesh me mbetë gjatë në punë e untohesh…”, tregon baca Rremë.

18 orë më vonë, nga plaga e rëndë në kokë, në QKUK, ndërron jetë Enver Zymberi. Ai u qëllua nga një snajper derisa ishte në detyrë për ruajtje të sovranitetit të territorit të Kosovës.

Përvjetorët vetëm sa e rrisin peshën e veprës së tij.

Lavdi jetës e veprës së heroit tonë, Enver Zymberit!

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net