Edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka reaguar kundër dhunës që po ushtrohet ndaj palestinezëve në Izrael.
“Ndërhyrja dhe terrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhurimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren”, shkruan Rrahmani.
Ai u bashkohet thirrjeve të të gjitha vendeve demokratike për ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit.
Sulmi në Palestinë në ditën e hënë la të vrarë 24 persona, ku 9 prej tyre ishin fëmijë.
Kosova tashmë ka vendosur ambasadën e saj në Jerusalem, që njeh këtë qytet të shenjtë si kryeqytet të Izraelit. Deputeti Rrahmani nuk kishte qenë i ashpër kundër vendimi.
Postimi i plotë:
Vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe terrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhrimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren.
U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit.
Nga 20 të vrarët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!


