Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Rrahje brutale në Runik të Skenderajt: I riu ia thyen hundën dhe ia shqyen gojën 42-vjeçarit

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në Runik të Skenderajt, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt verbal që eskaloi në dhunë brutale, ku njëri prej tyre tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari 21-vjeçar e ka sulmuar fizikisht viktimën 43-vjeçar, ku për pasojë ia ka thyer hundën dhe i ka shkaktuar lëndime edhe në gojë.

Posa rasti është denoncuar, të njëjtat burime thonë se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para dhe është arrestuar i dyshuari.

I riu që pësoi plagë të rënda u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetusve.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net