Disidenti
Lajme

Ridvan Berisha: Albin ndoshta jetën e ke të siguruar në Norvegji, por si kryeministër duhet të veprosh që mjekët të mos ikin nga vendi

0Shares

Gazetari Ridvan Berisha ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të ndërmarrë çdo veprim që mjekët e profesionstë të tjerë të mos e braktisin shtetin.

Ai thotë se ndoshta Kurti e ka të siguruar jetën në Norvegji, por si kryeministër i takon të veprojë që të ndalë largimin e mjekëve nga vendi.

Postimi i tij:

Ekonomia e tregut të lirë mbetet e paalternativë për rendin shoqëror demokratik, pëkrakrah të cilës filozofi, padyshim, me të drejt jemi rreshtuar edhe konstitucionalisht. A mund të më thotë ndonjëri, pse Kosovën po e braktisin mjekët e në të njëjtën kohë nuk kemi asnjë lajm ta zëmë që noterët po emigrojnë?!

Përgjigja sipas pikëpamjes time është:

Noterët brenda një dite arkëtojnë mijëra euro ndërsa mjekët e stafi gjegjës shëndetësor avokojnë për paga të dinjitetshme, për trajtim respektiv nga shteti. Në këtë diskriminim nëse mund ta them, ka dorë shteti, përkatësisht qeveritë e kalura.

Albin, ndoshta jetën e ke të siguruar edhe në Norvegji por si kryeministër mendoj se, të takon për të ndërmarrë çdo veprim që mjekët e profesionstë të tjerë të mos e braktisin shtetin!

 

 

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net