Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Reduktimet me energji, Ministria e Ekonomisë akuzon KEDS-in se po “toleron” vjedhjen e rrymës

Reduktimet e rrymës e kanë shtyrë të reagojë edhe Ministrinë e Ekonomisë. Përmes një komunikate, kjo ministri ka theksuar masat emergjente që Qeveria Kurti ka ndërmarrë.

Ministria e Ekonomisë, e udhëhequr nga ministrja Artane Rizvanolli, ka thënë se prodhimi ditor i KEK-ut është rreth 507 MWh, ndërsa kërkesa për konsum deri në 750 MWh.

Ndërsa, ndër të tjera, Ministria ka pasur edhe akuza të rënda në drejtim të KEDS, duke thënë se kompania turke po e lejon vjedhjen e rrymës.

“Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net