Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Reciprociteti i plotë është përgjigjja e duhur ndaj këtij “Putini” shovinisti luftënxitës”

Edhe Partia e Republikanëve të Kosovës, ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një postim në Facebook, kryetari i kësaj partie Faton Kurti, ka thënë se kjo masë është e domosdoshme, përcjell Bota sot.

“Reciprociteti i plotë është përgjigjja e duhur ndaj këtij “Putini” shovinisti luftënxitës”, ka shkruar Kurti.

Reagimi i tij i plotë:

Reciprociteti i plotë ndaj Serbisë i domosdoshëm!

Kosova (dardania) ka zot shpie.

Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

Për dy dekada Veriu i Kosovës është shndërruar në Eldorado të krimit të organizuar i mbështetur direkt nga Beogradi zyrtar dhe plotësisht i toleruar nga qeveritë e kaluara të Kosovës.

Kjo situatë destabilizuese për shtetin e Kosovës edhe për vetë qytetarët serbë të Kosovës do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Republikanët e Kosovës e mbështesin plotësisht reciprocitetin ndaj Serbisë për të vënë rend në Veri dhe për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Reciprociteti i plotë është përgjigjja e duhur ndaj këtij “Putini” shovinisti luftënxitës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net