Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet super ndeshja mes gjigandit spanjoll Real Madrid dhe kampionit aktual evropian Chelsea, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq, në këtë përballje të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në La Liga, respektivisht në Premier Ligë, ku Reali e mposhti me rezultat 2:0 Getafen, kurse Chelsea e shkatërroi Southamptonin me rezultat 6:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Carlo Ancelottin nuk do të paraqiten Hazard, Isco, Militao dhe Vallejo, kurse te Thomas Tuchel mungojnë Barkley, Chilwell, Hudson-Odoi dhe Lukaku.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Alaba, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Vinicius, Benzema
Chelsea (3-4-3): Mendy; Silva, Rudiger, Alonso; James, Kante, Kovacic, Loftus-Cheek; Mount, Havertz, Werner
21:00 Real Madrid – Chelsea (Stadiumi Santiago Bernabeu)