Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

REALI “gris” miliardat e NAFTËS! Perez hakmerret ndaj Al-Khelaifit. Messi, si duket projekti?

Ndoshta ishte shkruar pikërisht kështu për të konfirmuar edhe njëherë se mbase futbolli nuk luhet në letër, nuk luhet me figura apo thjesht miliarda për të ndërtuar një Dream Team…

Historinë nuk e blen dot dhe as 13 Champions League, sepse ato janë në muzeun e Santiago Bernabeu-t, stadiumi që sot dëshmoi edhe njëherë se Real Madrid jo më kot është Mbret i Europës…

Edhe pse nuk është si në vitet e shkuara, eksperienca, forca, besimi dhe sidomos fanella bëjnë diferencën. E bëjnë edhe futbollistë si Kroos, Modric dhe Karim Benzema, duke futur talentin e Vinicius Jr.

Në anën tjetër, PSG ishte shumë e bindur te forca e saj, mbase me mendjen te çerekfinalja e Champions pas suksesit 1-0 në Paris dhe pasi Mbappe kishte shënuar në 45′ e para në Madrid.

Por, ndeshjet zgjasin 90 minuta dhe Real Madrid e di këtë gjë, aq sa priti, goditi në momentin e parë që Donnarumma gaboi totalisht, duke përmbysur më pas gjithçka.

Fantastik Benzema, me 3 gola brenda 18 minutash dhe disa raste të tjera për të shënuar. Një ndeshje stratosferike përballë Messi-Mbappe-Neymar, që në pjesën e dytë më shumë nuk u dukën se sa u dukën…

Leo Messi në Bernabeu kishte festuar thuajse shpesh me Barcelonën, por sonte del me lot, del me kokën poshtë, ashtu si Neymar, ashtu si Mbappe, ashtu si Donnarumma, Hakimi & Co. Të mbledhur jo nga fanella, jo nga historia, por miliardat e naftës… Ato të Al-Khelaifit, që humbi përballë Florentino Perez!

 

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net