Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Real Madridi ultimatum Sergio Ramosit, deri në fund të marsit duhet të vendos të ardhmen

Real Madridi e dëshiron me këmbëngulësi rinovimin me Sergio Ramosin, por nuk do ta presin edhe gjatë – pasi drejtuesit i kanë vendosur një ultimatum mbrojtësit spanjoll.

Kapiteni ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po rinovon kontratën me kushtet e ofruara nga klubi.

Presidenti Florentino Perez i ka afruar mbrojtësit zgjatjen e bashkëpunimit edhe me një tjetër vit, me opsionin edhe për vitin e dytë.

Kjo ofertë që i ka pëlqyer 34-vjeçarit, i cili ka gati një ofertë tre vjeçare nga PSG.

Marca raporton se pavarësisht raportit shumë të mirë mes Perez dhe Sergio Ramos, ky i fundit ka kohë deri në fund të muajit mars për të dhënë një përgjigje.

Nëse Ramos nuk rinovon atëherë Reali do të përpiqet ta zëvendësojë me David Alaban i cili do të largohet nga Bayern Munich këtë verë falas.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net