Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Reagon Ramush Haradinaj – sulmi në veri alarm për të gjithë

Sulmi i sotëm ndaj Policisësë Kosovës, ka alarmuar qytetarët, organet përgjegjëse, por edhe akter të tjerë të skenës politike.

Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së ka reaguar ndaj këtij sulmi, duke theksuar se këso akte kriminale janë alarm për të gjithë, e njëkohësisht duke bërë me dije se krimi i organizuar nuk njeh përkatësi etnike.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.

Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin.

Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”. ka shkruar Haradinaj.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net