Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Reagon Muhaxheri, e quan spektakël në kohë fushate arrestimin e zyrtarëve në Pejë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka mbajtur një konferencë për media pas aksionit të sotëm të njësitit të Krimeve Ekonomike ku në mesin e të arrestuarve pati zyrtarë të kësaj Komune.

 

Muhaxheri ka thënë se janë arrestu tre zyrtarë të Komunës, përkatësisht drejtori dhe një zyrtar i Urbanizmit dhe një zyrtar i Inspektoratit komunal.

”Bëhet fjalë për tri lëndë për të cilat ne para dy javë kemi marrë konfirmuar se kanë pushuar hetimet. Nuk e di pse ka nevojë që në kohë fushate këta zyrtarë të arrestohen në mënyrë spektakulare kur të gjithë kanë qenë të qasshëm për drejtësinë”, ka thënë ai. Teksa përmendi edhe faktin se për tri vite më radhë ka qenë objekt i hetimit vetë ai, por në fund Gjykata Supreme kishte vërtetuar pafajësinë e tij.

Ndërsa ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i lirojë zyrtarët për shkak se “dy nga të arrestuarit janë me sëmundje kronike”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net