Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Reagon ashpër vëllai i arsimtarës: Derdhëm gjak për këtë vend, tani nuk po i gëzojmë të drejtat tona

Pas vendimit të Shkollës së Mesme të ulët “Flamuri i Arbrit” në Suharekë për përjashtim nga ky institucion arsimor, ‘Remzie Lezi për shkak të mbulesës, ka reaguar edhe vëllai i kësaj të fundit.

Sabit Gashi në Facebook ka treguar se motra e tij, pasi nuk e kreu obligimin fetar, Haxhin ajo vendosi ta kurorëzojë obligimin tjetër fetar, mbulesën, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë se është e dhimbshme se si myslimanët e Kosovës derdhën gjaë duke luftuar për çlirimin e Kosovës, dhe se të njëjtit tani nuk po lejojnë që t’i gëzojnë të drejtat e tyre një komunitetit të mysalimanëve.

“Mirepo, ja qe ne muslimanet e Kosoves tone te dashur, per te cilen derdhem gjak duke luftuar kunder serbosllaveve, ku pjese e ushtrise se lavdishme çlirimtare isha edhe une se bashku me vellain tim, diskriminohemi, nençmohemi e perçmohemi, madje nuk gezojme te drejta as sa nje komunitet me i vogli ne Evrope”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net