Disidenti
Sport

Reagimi i kryeministrit Kurti pas golit të parë të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në tribuna në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut.

Dardanët luajnë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut duke arritur ta gjejnë dy herë golin në pjesën e parë.

Një ndërhyrje në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, në të cilën shfaqet reagimi i Kurtit në momentin e golit.

Dhjetë minuta më pas, Rashica ishte sërish i përfshirë duke dhuruar një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19’). /Telegrafi/

 

Ish-e fejuara e Robin Krasniqit, Heidi Lushtaku martohet me futbollistin turk

Disidenti.net

Zyrtare: Ayman Kari zgjat kontratën me PSG-në

Disidenti.net

Januzaj harron merkaton, vjen për pushime në Istog

Disidenti.net
Disidenti

Reagimi i kryeministrit Kurti pas golit të parë të Kosovës