Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Rama: Nëse Kosova detyrohet për luftë, bashkohemi dhe ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë bisedimeve në Kosovë, është shprehur se nëse Kosova hyn në luftë me Serbinë, atëherë edhe Shqipëria do të bashkohet krah Kosovës.

Ai theksoi se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në drejtim të luftës edhe një herë, vetëm nëse –shtoi ai, do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë.

Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë edhe Shqipëria do të jetë e detyruar të ndjekë atë drejtim, tha Rama duke shtuar “se ne jemi një”.

…“Besoj e kanë të qartë, që Serbia mund të qëndrojë në distancë nga Rusia që flaka e luftës mos të vijë këtu. Këtu është thelbi i tradhtisë sime, tradhti për të cilën nuk jam pishman. Mendoj se ne kemi vuajtur boll. Kur them ne, nuk them unë. Në radhë të parë Kosova ka vuajtur shumë, nga luftërat, flaka e shkatërrimet. Nuk ka nevojë më të shkojë në atë drejtim, përvec nëse e detyrojnë. E nëse e detyrojnë , e detyrojnë edhe Shqipërinë pasi ne jemi një. E për sa kohë nuk na detyrojnë, nuk kemi pse i shkojmë asaj rruge“, tha kryeministri shqiptar.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net