Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Rama jep lajmin e gëzuar: Asnjë pacient me Covid i paraqitur në spital në 24 orë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një postim, ku bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, asnjë qytetar me Covid-19, nuk është paraqitur në dyert e spitalit Infektiv.

“Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, kjo është hera e parë që prej marsit të vitit 2020, ku asnjë pacient nuk paraqitet në infektiv.

Aktualisht në gjithë Shqipërinë, janë 104 pacientë, të cilët po trajtohen në spitale. Prej tyre, 11 janë në terapi intensive dhe katër në intubim.

Një numër të lartë ditor ka edhe për të shëruarit.

Fushata e vaksinimit në gjithë Shqipërinë vijon ndërkaq në gjithë vendin. Injektimi i dozave të dyta ka filluar për personat, të cilët kanë marrë dozën e parë./Albanianpost.com

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net