Disidenti
Lajme

Rama do vendosë President një shqiptar të Kosovës?

0Shares

Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, pasi është shprehur se kryeministri Edi Rama do të vendosë për President një shqiptar të Kosovës, i cili ka shtetësi shqiptare.

Sipas tij, kryeministri do e bëjë këtë që kur të jetë në siklet, t’i thotë “ik ti se po vij unë”. Përsa i përket takimit Rama-Haradinaj, ai i cilësoi dy poitikanët “të skrupullt politikisht dhe moralisht”.

“Edi Rama e ka kthyer presidentin në një noter të veprimeve të tij. Dhe do vendosë dikë që ta zëvendësojë kur të jetë në siklet, t’i thotë ik ti se po vij unë. Ose zoti Rama do tentojë, këtë e kam informacion, të rikuperojë imazhin në Kosovë dhe mund të propozojë një shqiptar të Kosovës që ka shtetësi shqiptare. Sot kam parë një foto të turpshme mes dy individëve të paskrupullt politikisht dhe moralisht për atë çfarë kanë thënë, përqafimi Rama – Haradinaj”, tha Peka në Syri Tv.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net