Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Rama: Arsyeja pse Sunny Hill këtë vit nuk mbahet në Prishtinë, është kryekput për shkak të Qeverisë Kurti

Kryetari i Komunës së Prishtinës i është drejtuar medieve dhe popullit, pas dështimit të festivalit Sunny Hill nga mbajtja e tij në Prishtinë.

Tirana tash do ta organizojë festivalin gjigant kulturor ku, këtë edicion, do të marrin pjesë artistë të famshëm si Diplo e Skepta.

“Sunny Hill nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë, ky është një lajm dëshpërues për kryeqytetin si dhe gjithë Kosovën. Kemi kaluar muaj duke u përpjekur maksimalisht që ta kemi festivalin në Prishtinë ku e ka vendin. Sunny Hill Festival i takon Kosovës dhe Prishtinës. I takon të rinjëve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur këtë vit. Arsyeja pse këtë vit mbahet në Tiranë është kryekput për shkak të qeverisë. Institucionet qëndrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e Komunës, siç e konfirmoi dje edhe Asociacioni i Komunave. Janë bërë përpjekje që për poena politik që votimi të kthehet në Kuvend. Veprimet e tilla për ne janë të papranueshme, kjo zvarritje e qeverisë është e pafalshme, ka dëmtuar kulturën dhe ekonominë. Qeveria e Kosovës ka qenë vazhdimisht në dijeni për pikat e kontratës”, ka thënë Rama në konferencë për shtyp, të enjten.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net