Disidenti
Lajme

Qeverisë serbe i pengon vizita e Kurtit në Veri: Shkove fshehtas me ROSU-n!

0Shares

Vizita e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në veri të vendit, i pengoi Qeverisë së Serbisë. E ashtuquajtura Zyre për Kosovën, e udhëhequr nga Petkoviq, ka dal me një deklaratë për këtë vizitë.

Sipas tyre, shkuarja e Kurtit në veri lidhet me “suksesin e vizitës së kryeministres Ana Brnabiq në krahinën jugore serbe”, transmeton Indeksonline

“Vetëm se Ana Brnabiq u prit me entuziazëm nga mijëra serbë, ndërsa Kurti duhej të bënte fshehurazi dhe fshehurazi veriun e krahinës sonë, në mënyrë që ndonjë serb të mos e takonte rastësisht dhe të vetmit që e pritën ishin anëtarë të Rosu”, ka thënë Petkoviq.

Ai tha se Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës.

“… dhe kjo tregon më së miri se sa Kurti nuk ka asgjë për të kërkuar në veri të krahinës dhe se qëllimi i tij i vetëm është të shkaktojë tensione, provokime dhe destabilitet, së bashku me një dëshirë obsesive për të filmuar për rrjetet sociale, theksoi ai.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net