Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar për media ka njoftuar se ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për pensionistët.
“Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë.
Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.