Disidenti
Lajme

Qeveria ndan shtesat 100 euroshe për punëtorët e sektorit publik

Në mbledhjen elektronike të mbajtur sot, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 7 milionë e 300 mijë eurove për të ndarë shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit publik.

Siç është thënë më herët nga zyrtarë qeveritarë, shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit publik, do të ndahen me pagat e muajit prill.

“Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit”, thuhet në njoftim.

“Qeveria në mbledhjen elektronike të zhvilluar sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar. Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumë prej 7.300.000,00€ (shtatë milionë e treqind mijë euro), për zbatimin e pikës 1.4 të Vendimit të Qeverisë Nr. 10/69, të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet tutje.

Molliqaj: Hysen Durmishi vodhi paratë e partisë, ia mundesuam me i kthy kapak-kapak

Disidenti.net

Hovenier: Të mos flenë të qetë, njerëzit në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

Disidenti.net

Vuçiq: Dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh/ Kosova me Perëndimin duan të bindin Serbinë se…

Disidenti.net
Disidenti

Qeveria ndan shtesat 100 euroshe për punëtorët e sektorit publik