Disidenti
Lajme

Qeveria mblidhet në orën 13:30, këto janë pikat e rendit të ditës

0Shares

Kabineti qeveritar i udhëhequr nga Albin Kurti do të mblidhet sot në orën 13:30.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se në këtë mbledhje do të diskutohen 8 pika të rendit të ditës.

Ato janë si në vijim:

1. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme (MD)

2. Shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale Nr. 04/L-123 i ndryshuar dhe plotësuar me Kodin Nr.06/L-091 (MD)

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Strukturave Koordinuese Ndër- instutucionale për procesin e Integrimit Evropian (ZKM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit që Sistemi Nacional për Monitorimin e Spektrit – SNMS, të trajtohet si projekt me qëllim të mbrojtjes nacionale (ME)

5. Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Amandamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Kornizë së Kredisë të datës 14 gusht 2020, nđermjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB) për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19” (MFPT)

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Ri-aprovimin e Raportit Financiar për vitin 2020 (MFPT)

7. Shqyrtimi i Raportit për Funksionimin e Komunave të Republikës së Kosovës për vitin 2020 (MÄPL)

8. Shqyrtimi i Raportit të Vlerësimit të Ligjshmërisë së Akteve të Kuvendeve të Komunave për vitin 2020 (MAPL)

9. Të ndryshme

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net