Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Qeriqi përlotet nga statusi i Muratit: Ende vuaj nga dhimtë e plagëve, kur ky flinte, unë isha në Pashtrik

Invalidi i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, është shprehur shumë i revoltuar teksa fliste për statusin e ministrit të Financave, Hekuran Murati në të cilin ai fyente veteranët e UÇK-së.

Qeriqi, që ka ende pasoja nga plagët në luftë, është përlotur teksa fliste për këtë çështje, duke thënë se teksa ministri Murati flinte në shtrat, ai ishte në bjeshkë të Pashtrikut.

“Zoti Murati ka flejt dy ditë e dy netë në shtrat, unë kom qëndru në bjeshkë të Pashtrikut. Aty na kanë vdekë njerëz prej acari, me vullnetin për me çliru këtë vend”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka treguar se si vëllai i tij ka lënë jetën luksoze në Gjermani për të ardhur në luftë në Kosovë.

“Kjo është marria ma e madhe e zotit. Unë nuk mujsha me komentu. Sinqerisht, personalisht jamë prekë shumë. Unë kam qenë me vëllaun në luftë. Ai e ka lanë një jetë luksoze në Gjermani. Unë çdo natë vuaj nga plagët, nga dhimtë e plagëve, për shokët që i kam humbë në beteja”, tha Qeriqi.

“Shkitë kanë ardhë prej Serbisë me luftu në Kosovë, në vend të huaj, e ne kemi luftu për vend tonin”, tha Qeriqi. VIDEO

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net