Disidenti
Botë Lajme

Qentë e Presidentit dhe Zonjës së Parë bëjnë probleme në Shtëpinë e Bardhë

0Shares

Dy qentë të tipit të pastorit gjerman që i përkasin presidentit amerikan Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden u kthyen në shtëpinë e familjes Biden në Delaware javën e kaluar pas sjelljes agresive në Shtëpinë e Bardhë duke përfshirë edhe qenin “Major”. Kështu kanë thënë burime për CNN.

Majori, i cili u adoptua nga Biden në nëntor 2018 nga një strehimore e kafshëve në Delaware, kishte atë që një nga njerëzit e përshkroi si një “incident thumbues” me një anëtar të sigurimit të Shtëpisë së Bardhë. Gjendja e saktë e viktimës është e panjohur, megjithatë, episodi ishte mjaft serioz sa qentë më pas u zhvendosën në Wilmington, Delaware, ku ata qëndruan.

CNN iu drejtua Shtëpisë së Bardhë për komente dhe nuk mori menjëherë një përgjigje.

Majori, i cili është 3 vjeç, është më i ri nga dy qentë e Biden, dhe ka qenë i njohur për shfaqjen e sjelljes së trazuar në shumë raste, duke përfshirë kërcimin, lehjen ndaj stafit dhe sigurisë, sipas njerëzve me të cilët CNN foli në lidhje me sjelljen e qenit në Shtëpinë e Bardhë.

Më  i vjetri nga pastorët gjermanë të Bidenit, Champ, është afërsisht 13 vjeç

Champ dhe Major u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë në janar, më pak se një javë pas inaugurimit të Biden.

“Unë kam qenë i fiksuar me vendosjen e qenve tanë sepse kemi një qen të vjetër dhe kemi një qen shumë të ri,” i tha Jill Biden Kelly Clarksoniy muajin e kaluar gjatë një paraqitje në “The Kelly Clarkson Show”. “Ata duhet të marrin ashensorin, ata nuk janë mësuar me këtë, dhe ata duhet të dalin në Lëndinë e Jugut me shumë njerëz që i shikojnë ata. Kështu që unë kam qenë i fiksuar, duke i bërë të gjithë të vendosur dhe të qetë”.

Biden gjithashtu tha se vendi i vetëm që nuk lejohen qentë është në mobilje, megjithëse ajo pranoi të lejojë Majorin në divan. “Ata vrapojnë të gjithë”, tha Biden, transmeton Klan Kosova.

Një person që ka njohuri për orarin e qenve konfirmon për CNN se ata janë në Delaware, por vuri në dukje se është ditur se do të qëndrojnë atje me kujdestarë kur zonja e parë është jashtë qytetit. Biden u nis të hënën pasdite për një udhëtim dyditor në Washington dhe Kaliforni për të vizituar bazat ushtarake.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Qentë e Presidentit dhe Zonjës së Parë bëjnë probleme në Shtëpinë e Bardhë