Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Putin bën thirrje: Nuk do të ketë fitues në luftë

“Nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe përpiqet të rimarrë Krimenë me forcë, atëherë vendet anëtare e NATO-s do të pozicionohen në një luftë me Rusinë! Dhe nuk do të ketë fitues”.

Kjo ishte deklarata e fortë e presidentit rus Vladimir Putin pas një ballafaqimi maratonë me homologun francez, Emmanuel Macron.

Kreu i presidencës ruse nënvizoi se e kupton që fuqia konvencionale e NATO-s është më e madhe se ajo e Rusisë.

Por, sipas tij, Rusia është fuqia kryesore bërthamore.

Në përmbyllje të ditës, Putin i përshkroi bisedimet e së hënës me Macron-in si të dobishme dhe thelbësore.

Presidenti rus tha se disa nga idetë e Macron-it mund të përbëjnë një bazë për hapa të mëtejshëm të përbashkët.

Udhëheqësi francez udhëtoi për në Moskë për bisedime në mes të një përplasjeje mes Lindjes dhe Perëndimit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas bisedimeve, Putin tha të dy presidentët do të bisedonin përsëri.

Kjo, pasi Macron të kishte udhëtuar në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne kemi rënë dakord që pas udhëtimit të tij në kryeqytetin ukrainas, ne do të telefonojmë përsëri njëri-tjetrin dhe do të shkëmbejmë mendime për këtë çështje”, shtoi presidenti rus.

Putin tha se shpreson që situata rreth Ukrainës mund të zgjidhet përfundimisht në mënyrë paqësore.

Por, kreu i Kremlin-it theksoi se nuk sheh alternativë ndaj marrëveshjeve ekzistuese të paqes të Minskut për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore.

Sipas presidentit rus, Ukraina duhej të respektonte hapat e përshkruar në marrëveshjet e Minskut të arritura në vitin 2014 dhe 2015.

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net