Disidenti
Ekonomi

Punëtorët e sektorit publik këtë javë marrin 100 euro shtesë

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marr vendim për ndarjen e 100 eurove për kategorinë e punëtorëve të sektorit publik, privat, pensionistëve dhe studentëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndarja e këtyre mjeteve, është paraparë nga Qeveria e Kosovës si pjesë e pakos së ringjalljes ekonomike në vend.

Tashmë ministria e Financave ka hapur mundësin e aplikimit për këto kategori.

Përveç kësaj, punëtorët e sektorit publik, shtesat prej 100 eurove pritet ti marrin në fund të kësaj jave, bashkë me pagat e muajit prill.

Ndërkaq pensionistët tashmë këto shtesa i kanë marrë, e punëtorët e sektorit privat ende po aplikojnë për të përfituar nga kjo shtesë.

Sa i përket aplikimit për shtesën prej 100 eurove për studentët, platforma ende nuk është e lansuar.

Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se janë afër finalizimit të kësaj platforme dhe se aplikimi do të bëhet përmes e-Kosova.

Rriten çmimet këtë vit në Shqipëri, deri në 15-30%

Disidenti.net

Lufta në Ukrainë rrit çmimet për hotele dhe restorante në Kosovë: Zvogëlohen dasmat dhe listat e të ftuarve

Disidenti.net

‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë – buka, vaji, qumështi dhe rryma me rritjen më të madhe

Disidenti.net
Disidenti

Punëtorët e sektorit publik këtë javë marrin 100 euro shtesë