Disidenti
Lajme

“Punëtorë ka, vetëm paguani nga 500 euro rrogën”

0Shares

Nga Viktor Buzhala

Po raportohet që kompanitë kosovare s’po gjejnë punetorë. Vec jepni rroga të pakten nga 500 euro se unë ju gjej me shumicë. Jeni mësu me paga ma të uleta se sociali, me i maltretu me 100 punë shtesë e vet me be luks me kerre luksoze. Ashtu grahni vet!

Kosovarëy janë popull punëtor po u paguan. Nëse s’besoni, pyetni në Gjermani e Zvicër. Ata i paguajnë mirê dhe i kanë punëtorët më të zellshëm. Gjermania gjithmonë e gjen një alternativë për të marrë të rinjtë tanë. Jo që na do, por që ka interes prej nesh. Merr.madje punëtorë të gatshëm, shumë prej tyre të shkolluar me nga 20 vjet. I marrin të gatshëm, pa paguar centin.

Kompanitë kosovare duhet të mbushen mend. Asetet njerêzore janë kryesoret për çdo biznes. Duhet ti paguani që ti mbani. Madje, ti paguani fort. Ndryshe do t’ju ikin. Qindra mijê po e presin pêrfundimin e pandemisë me padurim tia therin nga këtu.

Mund të zgjedhni të sjelleni me ta si me vëllëzërit e motrat tuaja, pasi jeni të një gjsku. Po nuk deshet ta bëni ktê, sjelluni të paktën si sjellen gjermanët e zvicranët. Ata nuk vozisin si ju Audi Q8, por kosovarët i paguajnë, mirë madje. Sepse në vend të llastrave, iu japin prioritet njerêzve. Mos lejoni të shtjerret Kosova. Ndryshe, keni me përfundu tu punu vet. Në fund atyre bizneseve keni me ia shti drynin. E bashkë me to, edhe Q8’snat keni me i shitë për hekra.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net