Disidenti
Lajme

Publicisti kosovar me akuza: Martin Serbia – ka përvojë të gjatë vjedhjesh e pabesish kundër shqiptarëve

0Shares

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Salih Kabashi, zgjeron akuzat ndaj ambasadorit të përfolur për përfshirje në mega skandalin financiar, z.Martin Berishaj.

Në një status shpërthyes në Facebook, z.Kabashi thotë se Martin Berisha qe ‘tridhjetë vjet e mban nën dry Shoqatën Migjeni’ – duke shkuar tutje se ‘lokalet e Shoqatës janë marrë nga një biznesmen udbash serb’.

Z.Kabashi shkruan:

Martin Serbia,

ambasadori serbo-cernagor i Albinit, Vjosës e Donikës në Zagreb.

Martin Serbia ka përvojë të gjatë vjedhjesh e pabesish kundër shqiptarëve.

Tridhjetë vjet ka mbajtur dhe ende e mban nën dry (bravë) Shoqatën Migjeni, lokalet e së cilës i kishin marrë nga një biznismen-udbash serb.

Martin Serbia është turpi e dështimi më i madh e më skandaloz i diplomacisë Kosovës.

 

E në statusin ku zoti Kabashi hedh akuza të rënda për Berishajn, pati edhe komentues që i thanë se ‘ku ka qenë më herët’.

Njërit prej tyre, Kabashi ia kthen kështu:

“Për ty, Drita Shatri:

« Kosova duket se do ta ketë ketë ambasador të saj në Republikën e Kroacisë njërin nga jugosllavët e fundit me origjinë shqiptare.

Martini nuk ka lënë parti as shoqatë shqiptare pa iu futë brenda. Ai vetëshpallet profesor ndërsa nuk është kurrëfarë profesori. Deri në shkatërrimin e APJ-së dhe ndjekjen e saj nga Sllovenia, jugosllavi i shquar ka shërbyer si nëpunës civil në Shtëpinë e Armatës (Dom JNA) në Novo Mesto.

I njohur si tipi që si pordha nëpër tlina sillet e pështillet gjithkah, me mision e jo rastësisht, ai ka kaluar sllallomin më të pabesueshëm të anëtarësimit e të kalimit nëpër të gjitha partitë politike shqiptare në Shqipëri e Kosovë.

Fan i Dobrica Qosiqit. ” 

Kujtojmë se mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. /Periskopi

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net