Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Pse Policia e Kosovës nuk u përgjigj me armë zjarri ndaj sulmeve në veri?

Të paktën katër sulme ndaj policisë së Kosovës kanë ndodhur në ditët e fundit në veri të vendit sipas Drejtorit të Policisë dhe Ministrit të Punëve të Brendshme.

Më i rëndi sipas Xhelal Sveçlës e Samedin Mehemtit ka ndodhur mengjesin e sotëm, ku dy vetura të policisë që po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar me granatë dorë dhe armë AK-47.

Në pyetjen e gazetarëve pse zyrtarët policorë nuk janë përgjigjur me sulm është përgjigj Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë.

“Policët kanë ra në pritë dhe mundësia me reagu me armë nuk ka qenë. Nuk kanë reaguar me armë, por kjo nuk do të thotë që Policia nuk do t’i shtojë të gjitha masat, dhe që nuk do t’i përdorë të gjitha njësitë për të kryer punë”, tha Mehmeti.

Më tej Mehmeti tha se në të ardhmen, policia do t’i shtojë masat e sigurisë dhe se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net