Disidenti
Lajme

Pse Konjufca e Osmani nuk e vendosen fotografinë e Veselit në Kuvend?

0Shares

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku vizitorët mund të bëjnë vizita dhe të njihen me aktivitetet e Kuvendit ekziston edhe këndi i vizitorëve ku ata mund të shohin nëpërmjet fotografive aktivitetet e gjitha legjislaturave që nga paslufta në Kosovë.

Në këtë kënd të vizitorëve ndodhen fotografitë e ish-kryeparlamentarëve dhe ish-deputetëve nëpër aktivitete të ndryshme gjatë punës së kryer në Kuvend.

Por, që nga viti 2019 kur kryeparlamentar u zgjodh Glauk Konjufca e më pas Vjosa Osmani, në Kuvend nuk është vendosur edhe fotografia e Kadri Veselit i cili ka udhëhequr Kuvendin e Kosovës në dy legjislatura.

Në këndin e vizitorëve në Kuvend mund të shihen fotografitë e ish-kryeparlamentarëve të tjerë, por asnjë fotografi e ish-kreut të PDK-së nuk është vendosur aty.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net