Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Protestojnë “heronjtë e pandemisë”, paralajmërojnë ikjen nga Kosova

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar në shëndetësi për luftën ndaj COVID-19 ka nisur protestën para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të pakënaqësive për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.

Ata që nga politika e shoqëria u cilësuan si “heronjtë e pandemisë” kanë paralajmëruar ikjen prej Kosovës.

“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim ARSYEJA”, “Rrezikova vetën dhe familjen time, për të të shpëtuar ty dhe familjen tënde DHE SI U SHPËRBLEVA”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar personeli shëndetësor

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net