Disidenti
Lajme

Profesori amerikan: Serbia e di se nuk mund ta zhbëjë e frikësojë Kosovën, këtë e garanton SHBA-ja

0Shares

“Serbia duket se e shijon iluzionin se Kosova është ende provincë serbe, përkundër faktit se pavarësia e Kosovës është një realitet i palëkundur”. Kështu fillon shkrimi i profesorit amerikan Alon Ben-Meir i cili më tutje thotë se Serbia e di që pavarësia e Kosovës dhe shteti i Kosovës nuk do të zhbëhen kurrë por nuk e pranojnë këtë.

“Tani mund të jetë koha e përshtatshme që Serbia të pajtohet me mizoritë e saj të së kaluarës dhe të patregueshme kundër shqiptarëve të Kosovës. Sa më shpejt që Beogradi të pajtohet me të kaluarën e vet, aq më shpejt mund të fillojë vet-shpëtimin moral pa të cilin do të vazhdojë të prangoset pa asnjë shëlbim të dukshëm. Udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetës pyetjen e thjeshtë: në cilat rrethana do të përmbyset pavarësia e Kosovës? Ata e dinë përgjigjen, por nuk kanë guximin moral ta pranojnë se është përtej aftësisë së tyre për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës, tani ose kurrë. Ja pse?”, shkruan Ben-Meir.

Ben-Meir radhit 4 arsye kyçe pse Serbia nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës.

“Së pari, pavarësia e Kosovës erdhi përmes rrjedhjes së gjakut shqiptar që e derdhën në një luftë që nuk e kishin zgjedhur ata. Gjaku i burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm e ka dhe vazhdon ta njollosë dhe pusojë Serbinë për sa kohë që ajo nuk pranon të pranojë tmerrin që u shkaktoi kosovarëve. Akti i egër i Serbisë siguron një kujtesë të vazhdueshme për çdo qytetar të Kosovës se pavarësia e tyre është më shumë se politike – është personale; ata nuk mund të falin ose harrojnë nëse Serbia nuk pendohet”, thotë Ben-Meir.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor përmend njohjet dhe qëndrimin e Bashkimit Evropian karshi Kosovës, teksa përmend mjetet, siç i quan ai, propaganduese të Serbisë në tërheqjen e njohjeve të shumta për pavarësinë e Kosovës.

“Së dyti, mbi 100 shtete e kanë njohur Kosovën, përfshirë SHBA-të dhe shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të BE. Fushata e pamëshirshme e Beogradit për të bindur vendet e tjera të tërheqin njohjen e tyre ka dështuar. Në të vërtetë, Serbia nuk ka ndikim ose mjet për ta ndryshuar pozicionin e shumë vendeve qën uk duan të tjetërsojnë shtetet perëndimore që mbështetin Kosovës, vetëm për të akomoduar një vend të gabuar që refuzon ta pranojë dështimin e saj moral”, shkruan Ben-Meir.

Gjithashtu, Ben-Meir thotë se Kosova së shpejti mund të marrë liberalizimin e vizave dhe pavarësisht qëndrimit të Serbisë, Kosova është në rrugë që një ditë të jetë pjesë e BE-së.

“Së treti, Kosova parashikohet që në një moment të bëhet një vend anëtare e BE-së. Nëse BE arrin në përfundimin se Serbia nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e fillimit të procesit të integrimit me Kosovën pavarësisht. BE mund të japë gjithashtu liberalizimin e vizave për sa kohë që qeveria e re Kurti fillon të zbatojë me zell reformat socio-ekonomike që ai ka premtuar dhe nëse shkulet korrupsioni si në qeveri ashtu edhe në sektorin privat”, shkruan ai.

Së katërti, Ben-Meir thotë se Biden ka një qasje të veçantë ndaj Kosovës dhe kështu SHBA-të garantojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe Serbia nuk mund ta frikësojë.

“Së katërti, Presidenti Biden ka një prirje të veçantë ndaj Kosovës dhe administrata e tij do të mbështesë përpjekjen e Kosovës për të ringjallur ekonominë e vendit, jo vetëm duke siguruar ndihmë financiare por gjithashtu duke inkurajuar investimet amerikane në sektorin privat. Për më tepër, SHBA-të kanë garantuar sigurinë kombëtare të Kosovës dhe Serbia nuk është më në gjendje ta frikësojë Kosovën – jo tani dhe as në çdo kohë në të ardhmën”, shkruan Ben-Meir.

“Është në duart e Kryeministrit Kurti të ndryshojë dinamikën e konfliktit me Serbinë duke i bërë thirrje Beogradit të negociojë me mirëbesim mosmarrëveshjet e tyre në frymën e marrëdhënieve të mira, fqinjësore. Ai duhet ta bëjë të qartë se çdo çështje konfliktuale do të jetë në tryezën e negociatave, përveç pavarësisë së Kosovës. Nëse Beogradi refuzon, do të përcjellë një mesazh të qartë tek BE’ja dhe SHB’ja se nuk është e gatshme të pajtohet me realitetin e Kosovës dhe zgjedh të mbetet jashtë orbitës perëndimore”, thuhet tutje.

Putin: Ata që dërgojnë forcat e tyre në vendin tonë, do të përballen me pasoja tragjike

Disidenti.net

Hajnat bëjnë kërdi në një banesë në Prishtinë, vjedhin rreth 88 mijë euro para të gatshme

Disidenti.net

Kurti s’mori pjesë në Samitin në Tiranë, Krasniqi: Kryeministër idhnak ku je? Kfjellu

Disidenti.net