Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self, i cili është njëherësh Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të kongresistit ndaj Kosovës.
“Gjatë qëndrimit në New York, pata kënaqësinë ta takoj mikun e Kosovës, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve,” ka shkruar Osmani.
Në postimin e saj, Presidentja shtoi: “Gjithnjë falënderues për mbështetjen e tij të pakursyer për Kosovën dhe popullin tonë.”
Takimi vjen në kuadër të vizitës së Presidentes në Shtetet e Bashkuara, ku ajo po merr pjesë në aktivitete të nivelit të lartë dhe zhvillon takime me përfaqësues ndërkombëtarë që mbështesin Kosovën në arenën globale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!