Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Premton të rivalizojë Barçën dhe Realin/ Abramovich tani kërkon blerjen e klubit spanjoll

Roman Abramovich, është në garë për të blerë Valencia-n, pasi i bëri një ofertë pronarit të klubit spanjoll, Peter Lim.

Klubi i La Liga është në vështirësi financiare pasi ka njoftuar humbje prej 31.2 milionë euro në nëntor për vitin e kaluar financiar. Ata kanë parashikuar gjithashtu humbje prej 36 milionë euro për këtë sezon, çka mund të detyrojë drejtuesit që t’i lejnë dikujt tjetër “çelësat” e klubit.

Manjati rus ka premtuar se ekipi brenda disa vitesh do mund të rivalizojë Real Madrid dhe Barcelonën, ekipe që historikisht kanë udhëhequr futbollin spanjoll.

Këtë e ka bërë të ditur ish-zëvendëspresidenti i Valencias, Miguel Sorio.

“Peter Lim në Londër u përpoq ta shiste klubin për 250 milionë euro, por ai dështoi. Së fundmi, ai i tregoi mediave se për Valencian në garë janë Roman Abramovich dhe unë” – tha ai.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net