Disidenti
Lajme Shëndetësi

Premtimi i Mentor Petrelës: Nuk më del shpirti po nuk ngrita neurokirurgjinë kosovare

0Shares

Neurokirurgu i njohur Prof. Mentor Petrela ka dhënë një premtim të madh duke thënë se nuk do të vdes pa e ndihmuar Kosovën që ta ngris neurokirurgjinë.

Këto premtim Petrela e ka dhënë gjatë fjalimit të tij pasi u laureua me çmimin për vepër jetësore “Prof. Sami Haxhibeqiri” nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në hapjen e Kongresit të dytë klinik.

“Nuk jam special, jam si gjithë të tjerët. Por kam kuptuar një gjë, që ne kirurgët shqiptar vijmë nga një masë kritike siç e quan miku im Ismail Kadare, që ne nuk na lejohet të rrijmë në folkloret lokale por të dalim në civilizim”.

“Ndejtja në kongrese duke treguar mburrje e kirurgëve lokal, kjo masë kritike tashti nuk na lejon. Ne duhet të dalim me punimet tona duke shfrytëzuar gjuhën, që kemi një diasporë shumë të fuqishme sidomos ajo kosovare, që të na tërheqin në punimet ndërkombëtare. Po nuk dolëm në punimet ndërkombëtare, ne do të mbesim duke treguar histori fshati”, ka thënë Petrela.

Krejt në fjalën e fundit ai ka dhënë zotimin e madh se do të angazhohet për ta ndihmuar Kosovën që të avancojë shërbimin e neurokirurgjisë.

“Nuk më del shpirti po nuk ngrita neurorkirurgjinë kosovare”, ka deklaruar Petrela.

Kujtojmë se neurokirurgu para disa muajsh ka ndihmuar në kryerjen e një operacioni në QKUK, i cili nuk ishte kryer asnjëherë më parë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net